Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas procesit të dialogut që u zhvillua të enjten në Bruksel.
Në këtë konferencë për media Kurti ka folur edhe për zgjedhjet që po i kërkon opozita në Kosovë.
Ai ka thënë se ka dëgjuar që Opozita disa herë kërkon zgjedhje, disa herë shkarkimin tim.
“Kam dëgjuar qe opozita here kërkon dorëheqjen time, here kërkon shkarkimin tim, e here kërkon zgjedhje te parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove nuk i konvenojnë as qeverise dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbe. E qeverise nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita! Unë jam i interesuar qe ta mund ne zgjedhje opozitën por jo qe ta zhduk!”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se lidhur me shkarkimin dhe shkuarjen në shtëpi të Qeverisë Kurti më e zëshme ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.