Ballina

Kurti: Gjatë vitit të ardhshëm FSK-së do t’i shtohen 600 ushtarë të rinj, ndërsa Policisë 500 rekrutë

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se se ky buxhet do jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kanë ndarë edhe 370 milionë euro.

Më tutje Kurti u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm FSK-së do t’i shtohen 600 ushtarë të rinj, ndërsa Policisë 500 rekrutë.

“Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro ose 22 për qind në shumë se sa aktualisht. 153 milionë euro i kemi ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më se shumti ndonjëherë. Ushtrisë sonë të cilës ja kemi rritur buxhetin për më shumë se dy fish prej që kur kemi ardhur në Qeveri dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3, do të ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në vitin 2024. Kurse policia jonë e cila ka 850 policës të rijnë gjatë qeverisjes sonë, vitin tjetër do të këtë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, ka thënë Kurti.

Seanca po vazhdon me diskutime nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës