0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kurti: Gjatë dy viteve s’kemi asnjë skandal të korrupsionit, në vitin e ardhshëm presim heqjen e vizave

- Advertisement -

ëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, foli për këto dy vite si kryeministër. Ai përmendi sfidat që nga koha e pandemisë e deri te lufta në Ukrainë.

Kurti u shpreh optimist se kosovarët do ta fitojnë liberalizimin nga 1 janari i vitit 2024.

“Pas tri javësh bëhen dy vite që kur kemi filluar të qeverisim me vendin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit. Janë dy vite me plotë sfidë, fillimisht si pasojë e pandemisë, e më pastaj krizës energjetike e tregtare por edhe luftës në Ukrainë. Mund të thuhet se asnjë Qeveri nuk është përballur me këso vështirësi. Gjatë këtyre dy viteve nuk e kemi asnjë skandal korrupsion por kemi ngritje në vendet për luftim të korrupsionit”, u shpreh Kurti.

“Kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik. Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikuam për anëtarësim në Bashkimin Evropian ratifikuam marrëveshjet nga procesi i Berlinit dhe nga një janari i vitit 2024, presim heqjen e vizave për qytetarët tanë siç na është premtuar publikisht në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Kurti. /EO/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit