Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova Kujton”, në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në ShBA.
Kryeministri gjatë homazheve ishte i shoqërueshëm edhe nga zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla dhe nga zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Alsyson Grunder.
Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Në këtë sulm humbën jetën rreth 3 mijë persona.