Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka gënjyer para gjakovarëvem aty ku po mbahet tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai u ka thënë qytetarëve se BE-ja i largoi masat për Kosovën, sepse ato ishin të padrejta. Kështu, ai nuk u tregoi qytetarëve se kusht për heqjen e masave, që nga vënja e tyre ka qenë dorëzimi i pushtetit në katër komunat veriore. Gjë kjo që ndodhi pas zgjedhjeve locale, atje ku iu dorëzua pushteti Listës Serbe.
“Masat u hoqën. Opozita trumbetoi shumë për to, por ato më në fund u hoqën, sepse ishin gjithnjë të padrejta” – ka thënë Kurti.






