0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti: Furnizimit me barna esenciale në Onkologji do të jetë 100%

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në vitin 2025 furnizimi me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100 përqind.

Në një postim në Instagram, Kurti ka theksuar se buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe SHSKUK-në do të jetë 105 milionë euro.

“Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025 kemi ndarë 105 milionë euro, ku përfshihen buxheti për barna esenciale, materiale tjera të nevojshme dhe shërbime shëndetësore. Përmes tij, po shtojmë barna të reja në listën esenciale dhe në vitin që vjen për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%.Klinikë pas klinike”, ka shkruar Kurti në instagram.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit