Home Lajme Kurti fton qytetarët të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake

Kurti fton qytetarët të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake

0
Kurti fton qytetarët të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

Në një postim në Facebook, ndër të tjerash ai ka thënë se këtë vit synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera, ashtu sikurse vitin e kaluar, përcjell teve1.info

“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar. Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim”, ka shkruar ai.

Exit mobile version