Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë krerët e partive politike të përfaqësuara në legjislaturën e re për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00.
E kryetari i NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.
Limaj i pyetur a do të shkojë në takimin e thirrur nga Albin Kurti për konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses, tha shkurt “Sigurisht që po”.
Ftesa e Kurtit vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij thekson qartë se obligimi për konstituimin e Kuvendit u takon të gjithë deputetëve, e jo vetëm subjektit të parë.