-11.6 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Kurti: FSK e gatshme për misione paqeruajtëse në Gaza

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke folur rreth Bordit të Paqes, megjithëse nuk e përmendi fare këtë mekanizëm e as takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit amerikan Donald Trump në Davos, tha se Kosova ka filluar me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën. Dhe aty, unë.. e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha, në Katar, nga Gjeneral-Lejtënant, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pra, ne kemi shprehur si Republikë e Kosovës, gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare. Ku, natyrisht që FSK-ja është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe për deminim, por jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar që natyrisht të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë Forcë Stabilizuese Ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit