Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë katër vjetëve qeverisjeje është 705.6 milionë euro apo 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara. E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Bajrami ka thënë se rritja e investimeve të huaja direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë.
“Qeverisja e ndershme paska thënë kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që u merren bizneseve e mandej ministriat tu u japin familjarëve për OJQ? E vërteta është se qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vjet mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pati zgjedhur PDK-ja kur ka qënë në pushtet”, ka shkruar Bajrami në Facebbok