Opinionisti Avni Arifi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me gjuhën toksike në debatet publike.
Arifi tha se Kurti po bie në kontradiktë me vetveten, duke e krahasuar me “hoxhën e Ramazanit” që nuk vepron sipas asaj që predikon.
“Sikur ai hoxha në Ramazan që është zënë duke e ngrënë Ramazanin, ka thënë “më dëgjo çka po them, e mos më shiko çka po bëj”.
“Kur flet ky për ambientin toksik, të njëjtën po e bën, “mos më dëgjoni mua çka po bëj”, ky është kreatori, ndërtuesi i çdo fryme toksike, masive që është në Kosovë në 10 vitet e fundit, vetëm në kohën e qeverisjes së tij”, u shpreh ai.