Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Para mediave, ai nuk ka treguar se cilën datë preferon për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.
“Për atë po organizohet mbledhja brenda ndërtesës së Presidencës”, ka thënë Kurti.






