10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Kurti flet nga Prekazi për familjen Jashari: Vdekja e tyre është Epopeja e UÇK-së – Falë tyre Kosova është republikë me demokraci

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai kujtoi sakrificat e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Tre brezat e Jasharëve 59 gjithsej rreth gjysma gra e fëmijë u flijuan me 5-6-7 mars 1998, për çlirimin e Kosovës për lirinë pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK-së i dha një hovë të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. U vetëdijesuar edhe ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtare dhe diplomacia botërore”, tha Kurti.

Kurti theksoi se, edhe pse nuk janë fizikisht ndër ne, figura të shquara si Shaban Jashari, Hamza Jashari dhe Adem Jashari do të mbeten përherë në kujtesën e popullit dhe në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

“Sot baca Shaban do të ishte 100 e sivjet Hamza do të bëhet 75 e Ademi 70, ata nuk i kemi fizikisht por ata kanë vetëm ditëlindjen, kanë 2 prill, 19 prill dhe 28 nëntori. Vdekja e tyre është Epopeja e UCK dhe tani ndonëse nuk e kemi kryekomandantin, Hamzën e Shabanin të gjithë tjerët e kemi bacin Rifat me shtëpinë plotë nipa dhe mbesa, por kemi Kosovën republikë me demokraci dhe zhvillim”, ka deklaruar Kurti. /EO

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit