Home Ballina Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

0
Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë.

Këtë ndihmë Kurti e ka kërkuar gjatë bisedës telefonike me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan.

Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare.

“E siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në “X”.

Exit mobile version