Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë.
Këtë ndihmë Kurti e ka kërkuar gjatë bisedës telefonike me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan.
Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare.
“E siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në “X”.