27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Kurti flet më në fund: Duhet hetim profesional për ngjarjen në Lipjan, tendenca për anti-fushatë ndaj Policisë është e dëmshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më në fund ka folur për ngjarjen tragjike në Lipjan.

Kurti ka shprehur ngushëllime për familjen, dhe ka thënë se për rastin në fjalë duhet hetim i shpejt e profesional.

“Fillimisht dua t’i shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu, të ndjerin Agon Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur është publike falë incizimeve të dëshmitarëve. Por, për t ëkuptuar gjithçka duhet hetim profesional nga institucionet. Për këtë, bashkëpunimi mes Policisë, Inspektoratit Policor, IML-së dhe Prokurorisë, është thelbësor. 5 zyrtarë policorë janë në paraburgim, unë kërkoj e pres hetim të thellë e të shpejt, që zbardh të vërtetën e plot, dhe i bënë të njohura të gjitha rrethanat, ashtu që të vendoset drejtësia”, tha Kurti.

Ai theksoi se tendenca që të nis anti-fushatë ndaj Policisë, është e dëmshme.

“Dua të bëj të qartë se nuk do të ketë strehë në institucione për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat, apo shkelur ligjin. Shërbimi në uniformë është fisnikëri, por autoriteti është përgjegjësi. Diskutimet publike e gjykimet publike janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit. Tendenca që të nis një anti-fushatë ndaj Policisë është e dëmshme. Thirrjet për drejtësi e përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve. Vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënia për rastin, që situata të ngjashme mos të na përsëriten”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit