Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë.
Ai ka thënë se kjo urë nuk është kundër askujt dhe se është për të rritur bashkëpunimin në mes të dy pjesëve të Mitrovicës.
Sipas Kurtit, çështja e hapjes së urës kryesore mbi Ibër duhet të trajtohet përmes dialogut.
“E vetmja urë që ka persona të uniformuar sipër saj është ura kryesore mbi Ibër. Besoj që nuk ka nevojë që aty të jenë pjesëtarët e KFOR-it, mirëpo këtë çështje e zgjidhim me bashkëbisedim të hapur e dialog të sinqertë”, ka thënë Kurti.






