-0.1 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Kurti flet anglisht në konferencë: Mezi po pres të nis mandatin e tretë si kryeministër

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se pret certifikimin e rezultateve që pa vonesa të nisë formimin e institucioneve.

Kurti në konferencën për media foli pak edhe në anglisht.

“Mezi pres të nis mandatin e tretë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe do të shërbej me gjithë njohuritë e mia dhe sipas programit dhe me ekipin tim të shkëlqyer në katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur më pas nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ndonjë nga partitë tjera, Kurti tha se tashmë s’ka bllokada.

“Unë jam i interesuar që të bashkëpunoj me opozitën menjëherë me ato që na kanë ngelur pa miratuar, pra tri marrëveshje ndërkombëtare lidhur me mbi 120 milionë euro të Bankës Botërore dhe Planin e Rritjes së BE-së. Pas certifikimit të rezultateve mund të ecim mbarë e mirë, por edhe shpejt e pa vonesa meqenëse bllokadat janë të pamundshme tanimë”.

Të ngjashme

Të fundit