Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti feston 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës.
Ai është parë duke marrë pjesë në këtë festë mbrëmjen e së shtunës së 27 majit.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë rreth 300 persona të cilët kishin qenë maturantë nga të gjitha shkollat e Prishtinës, ndërsa maturantë i kësaj gjenerate kishte qenë dhe kryeministri Kurti.
Kujtojmë se kryeministri para kësaj festa është takuar në Pejë me ambasadorët e akredituar në Kosovë për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar një dit më parë në veri të vendit.