0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti: Fermeri i Kosovës më i përkrahuri në rajon

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fermeri i Kosovës sot, është më i përkrahuri në rajon.

Ai në një postim ku ka treguar për investimet që janë bërë në sektorin e bujqësisë gjatë qeverisjes së tij, ka thënë se është shënuar rekord i të mbjellave që prej pasluftës.
“Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%. Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka përmendur edhe lehtësirat për aplikim për subvencione dhe grante.

“Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë .Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit