7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti falënderon TIKA –n turke për mbështetje

- Advertisement -

Në ditën e 18-të të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Yasin Ekrem Serim, komandantin e KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutas, Myftiun Naim Tërnava, ministra, zëvendësministra, deputetë, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve të shtetit tonë, iftar ky i shtruar nga zyra koordinuese e TIKA-së në Kosovë, në krye me Fulya Aslan, koordinatore e TIKA-s.

Duke uruar të gjithë agjëruesit, që përgjatë këtij muaji të kenë qetësinë e shpirtit dhe përkushtimin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, të mbrojtjes e të zhvillimit të paqes, kryeministri bëri thirrje për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra më të mira.

“Çdo herë ta kemi në mendje respektin dhe vlerësimin e lartë për kontributin që kanë dhënë brezat para nesh, për lirinë e popullit tonë. E përderisa këtë muaj përkujtojmë edhe sakrificën e popullit të Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë përherë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve”, tha kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri ka falënderuar TIKA-n turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit