Home Ballina Kurti falënderon kryetarët për solidaritetin ndaj Policisë në përballje me terroristët

Kurti falënderon kryetarët për solidaritetin ndaj Policisë në përballje me terroristët

0
Kurti falënderon kryetarët për solidaritetin ndaj Policisë në përballje me terroristët

Kreu i ekzekutiv Albin Kurti i ka falënderuar kryetarët e Komunave të vendit për siç tha solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës.

Ai tha se Policia është përballur me ditë të vështira në përballje me terroristët dhe kriminelët. Kurti pohoi se ndonëse nga kjo betejë dolëm të ngadhënjyer, rënia heroike e rreshterit Afrim Bunjaku është e vështirë, për çka edhe kërkoi një minutë heshtje nga të pranishmit.

“Iu falënderoj për solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështir të përballjes me terroristët dhe kriminelët në këtë betejë të cilën e ngadhënjyem por të në të cilën heroikisht ra rreshteri Afrim Bunajku, për të cilin iu ftojë për një minutë heshtje”.

“Buxheti për komunat në vitin tjetër është 742 milionë euro, po bëhet viti i dytë me radhë që rritja e buxheti është në shifër dyshifrore. Investimet kapitale në komuna përfshinë shumë sfera. Këto investime përfshin të gjitha komuna dhe pa diskriminuar asnjë komunitet. Kemi përgatitur legjislacioni që u mundëson komunave të përfitojnë jo sipas preferencave. Jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje”

Exit mobile version