14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti falënderon deputetin Sobel dhe MB për përkrahjen që i japin Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar deputetin laburist, Alex Sobel, i cili në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur përkrahjen e tij për Kosovën.

Kreu i qeverisë, në një postim në Twitter, ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një mbështetës dhe aleat i vendosur i Kosovës.

“Shumë faleminderit deputetit laburist, Alex Sobel, i cili ka folur për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një mbështetës dhe aleat i vendosur i vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Deputeti Alex Sobel, një ditë më parë, në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, dje ka shprehur përkrahjen e tij për Kosovën. Ai ka përkujtuar se Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të madh në ndalimin e gjenocidit 20 vjet më parë.

“Kosova është një vend i ri, ku Mbretëria e Bashkuar luajti një rol të madh në ndalimin e gjenocidit 20 vjet më parë, situata po përkeqësohet sërish me praninë malinje të Rusisë, duke nxitur tensionet në rajon.

Unë fola për atë që mund të bëjë Mbretëria e Bashkuar për të mbështetur Kosovën” ka shkruar deputeti Sobel në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit