6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Kurti falënderime Prokurorisë Speciale, partnerëve në krye me ShBA, FBI-së, pas aktakuzës për sulmin në Kanalin e Ibër-Lepencit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, informon se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin e ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

Pas aktakuzës së ngritur, Kurti ka falënderuar “institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”.

“Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit”, deklaron Kurti në një status në Facebook-un e tij.

Kurti deklaron se “tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”.

Tutje, Kurti thekson se “procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”..

Ai shton se “integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë, sundimi i rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, janë vlera jetike për të cilat angazhohemi ditë e natë dhe për të cilat nuk do të ndalemi asnjëherë. Rasti i fundit dëshmon që në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformomi”.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit