Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kthyer nga ishulli grek ku qëndroi për të marrë pjesë në Simpoziumin Sumy, duke munguar kështu në vazhdimin e seancës konstituive të para dy ditëve.
Para se të hynte në Kuvend, ai u pyet nga gazetarët nëse do ta bëjë kreun e Nismës, Fatmir Limaj, kryeparlamentar pasi është paralajmëruar një takim mes tyre dhe një marrëveshje e mundshme.
Megjithatë, Kurti siç bën zakonisht, nuk ua ktheu gazetarëve.