Home Ballina Kurti: Emiratet do t’i dhurojnë 25mln dollarë për spital të ri të fëmijëve në Kosovë

Kurti: Emiratet do t’i dhurojnë 25mln dollarë për spital të ri të fëmijëve në Kosovë

0
Kurti: Emiratet do t’i dhurojnë 25mln dollarë për spital të ri të fëmijëve në Kosovë
52 57 32 53 49 32 51 50 32 52 57 32 52 56 32 51 50 32 52 57 32 53 55 32 53 50 32 51 50 32 52 57 32 53 52 32 52 56 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 52 32 51 50 32 52 57 32 53 52 32 53 54 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 52 32 51 50 32 52 57 32 53 53 32 53 53 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 53 32 51 50 32 52 57 32 53 49 32 53 54 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 52 32 51 50 32 52 57 32 53 54 32 52 56 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 52 32 51 50 32 52 57 32 53 53 32 52 56 32 51 50 32 53 48 32 52 57 32 53 53 32

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për ndërtimin e një spitali të ri të fëmijëve në Kosovë.

Të premten përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti i ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme ministrit të Jashtëm të Emirateve për premtimin e donacionit.

“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me MPJ-në e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, i cili më njoftoi se do të dhurojë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Exit mobile version