1.6 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Kurti emëron zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Transportit

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Morina për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij” thuhet në njoftim.

Morina i ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, drejtimi Ndërtimtari dhe Arkitekturë, ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në Prishtinë.

Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka shërbyer si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.

Në periudhën 2004–2010 ka qenë deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2020 e në vazhdim mban funksionin e kryetarit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK).

Të ngjashme

Të fundit