Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Vigan Qorrolli, zëvendësministër të Drejtësisë.
Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti e ka uruar për detyrën Qorrollin.
“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Qorrolli më herët ka ushtruar detyrën e këshilltarit të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi (PDK).