24.4 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Kurti e zyrtarizon Hysni Mehanin si kanidat për kryetar të komunës së Skenderajt

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar Hysni Mehanin kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt.

VV përmes një njoftimi në Facebook thotë se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri.

Njoftimi i plotë:

Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka. Një komunë që punon me ndershmëri, planifikon me vizion dhe i shërben me përkushtim çdo familjeje – në çdo lagje e çdo fshat.

Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur.

Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin.

Me Hysniun kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Skenderaj do të ketë një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të fortë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi.

Le ta bëjmë së bashku ndryshimin që Skenderaj e meriton!

Për fitoren. Për të ardhmen. Për Skenderajn.

Më 12 tetor – fitojmë!

Të ngjashme

Të fundit