Të hënën dhe të martën në Shkup pritet që të mbahet një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga shtete të tjera.
Atje do të diskutohet për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe të pranishëm pritet që të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, “Kanal10” ka publikuar agjendën e këtyre takimeve.
Siç shihet, i pranishëm do të jetë edhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

