Home Ballina Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel

0
Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel. Sot, atje do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuciq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit.

Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak  do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00.

Në takim pritet të diskutohet për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e të pagjeturve kanë bërë të ditur nga Komisioni Evropian.

Exit mobile version