Të dytë do të jenë në të njëjtin forum, por nuk do të jenë pjesëmarrës në të njëjtën ditë dhe as në të njëjtin panel të diskutuesve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të marrin pjesë në forumin “Globsec 2022″
Ky forum që mbahet nga 2 deri me 4 qershor, në Bratislavë, kryeqytetin e Sllovakisë, dhe mbledh figura të rëndësishme.
Folës në panele të ndryshme janë presidentë, kryeministra, ministra, ish zyrtarë të lartë, gazetarë të njohur, përfaqësues të kompanive të ndryshme e figura të akademive.
Zyra e presidentit të Serbisë, e ka konfirmuar për mediat e atjeshme se Vuçiq do të jetë pjesëmarrës në këtë forum, sot (e enjte).
Bazuar edhe në faqen zyrtare të “Globsec 2022”, rezulton se Vuçiq do të flasë mbi temën “BE-ja dhe Serbia: Partneritet strategjik për të ardhmen”.
E të nesërmen, në të njëjtin vend, do të ketë një panel tjetër diskutuesish, me të cilëve edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.