28.5 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Kurti e Vitia takojnë specializantët nga të gjitha trevat shqiptare

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë kanë takuar me specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kurti tha se bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës dhe obligim i qeverisë.

“Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet. Për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, tha Kurti.

Në takim u përmend edhe ndarja e mjeteve buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar për të evokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse, ku janë ndarë 250 mijë euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me tekste mësimore në gjuhën shqipe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit