Në intervistën për “Politico”, Kurti ka folur edhe për qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë, duke theksuar se Perëndimi po e kënaq Serbinë.
“Perëndimi po e kënaq Serbinë”, i tha Kurti Politico-s, duke shtuar se “Beogradi do të përcaktojë nëse përplasjet e fundit do të kthehen në një konflikt më të gjerë”.
Kurti e ka kritikuar edhe vendimin e ShBA-së për penalizuar/sanksionuar Kosovën për shkak të krizës në veri, që shpërtheu pas intevrenimit të Policisë së Kosovës në veri. Sanksionet e ShBA-së, (përjashtimin e Kosovës nga Defender 23), Kurti e ka quajtur si “reagim të tepruar”.
Tutje, Kurti i ka cilësuar si joproporcionale dhe të padrejta sanksionet e vendosura nga ana e ShBA-së.
“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket joproporcionale dhe të padrejta.” – deklaroi Kurti në një intervistë për Politico në margjinat e konferencës “GLOBSEC” në Bratislavë.
“Isha i befasuar” – shtoi Kurti në intervistë, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.
Sulmet e Kurtit ndaj ShBA-së
Ndryshe, në 24 orët e fundit, Kurti ka zgjedhur tri medie të njohura ndërkombëtare për të folur rreth situatës në veri dhe marrëdhënien m ShBA-në. Dje ai foli p ër CNN dhe The Guardian, ndërsa sot ai u deklarua për “The Financial Times”. Në këto dy mediumet e fundit, pra “The Guardian” dhe “The Financial Times”, Kurti ishte i ashpër me zyrtarët amerikanë dhe ShBA-në.
Në intervistën për Financial Times, Kurti vlerësoi se Serbia duhet të sanksionohet që po i jep përkrahje një milicie fashiste në veri. Pra Kurti i dha “pak sugjerime” ShBA-së se kë duhet ta sanksionojë, një ditë pasi Kosova u sanksionua nga amerikanët.
“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, tha Kurti në një intervistë për Financial Times. “Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione.” – deklaroi Kurti.
Por, Kurti ishte shumë i ashpër në një intervistë tjetër për gazetën britanike, “Tha Guardian”. Në fakt, prononcimi i Kurtit vetëm intervistë nuk ishte, pasi ai bëri disa deklarata skandaloze, krejtësisht skandaloze, në lidhje me ShBA-në dhe posaçërisht ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, deklaratat e të cilit i cilësoi si shumë naive e të gabuara.
“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.” – deklaroi Kurti për “The Guardian”, të cilës gazetë i tha intervistë përmes telefonit nga Prishtina.
Për më shumë, Kurti theksoi se pret edhe shpjegime tutje nga sekretari Blinken, duke i cilësuar si të dobishme sqarimin e deklaratave nga ana e tij.
“Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme.” – tha Kurti.
Në intervistën telefonike me “The Guardian”, shefi i ekzekutivit foli edhe kundër Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kurti tregoi se e ka refuzuar kërkesën e Escobarit që t’i dërgojë kryetarët në objekte tjera apo edhe të punojnë prej shtëpisë.
“Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste.” – ka shtuar ai.