Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar shqiptaro-amerikanin Vedat Gashin nga radhët e demokratëve për fitoren e tij në garën për Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti, në rrjetin social X, tha se Dita e Zgjedhjeve 2023 ishte një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Shumë urime për Vedat Gashin dhe Emiljana Ulaj që u zgjodhën si ligjvënës të qarkut Westchester”, ka shkruar Kurti.
Ai ka uruar edhe Edit Shkrelin, e zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Civile të Qarkut Bronx në New York, si dhe Violetta Berisha si kryetare e Fairview.