Lajme

Kurti e uron Shqipërinë: Festë e madhe që do vazhdojë në “Euro 2024”

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në “Euro 2024”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i ka uruar futbollistët për momentin e dytë historik të kuqezinjve.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!,” ka shkruar ai.