Home Lajme Kurti e thotë edhe këtë: Energjia elektrike në Kosovë është më e lira në Evropë

Kurti e thotë edhe këtë: Energjia elektrike në Kosovë është më e lira në Evropë

0
Kurti e thotë edhe këtë: Energjia elektrike në Kosovë është më e lira në Evropë

Ndonëse Kosova renditet si vendi më i varfër në Evropë për nga të ardhurat për kokë banori, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Kosova gëzon çmime të favorshme të energjisë elektrike.

Kështu la të kuptohej kur, gjatë tubimit elektoral në Mitrovicë, kreu i ekzekutivit, ndërsa po rendiste “të mirat” që sipas tij, i ndodhën Kosovës përgjatë qeverisjes Kurti, ai shtoi se në krahasim me vendet e tjera evropiane, Kosova ka çmimet më të ulëta të energjisë elektrike.

“Energjia elektrike në Kosovë është më e lira në Evropë, vetëm 7 cent të euros për kilovat orë, kurse i mbështetëm 208 mijë familje me subvencionim fakturash.” – tha ai.

Exit mobile version