…
- “I dorëzuam Presidentes von der Leyen edhe tre letra zyrtare ku shprehim interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik në tre sektorë kyç: Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe Industri të Mbrojtjes”, shkroi Albin Kurti në postimin e tij.
Për gati tri vite Kosova mbetet nën të ashtuquajturat përzbutshëm “masa ndëshkuese”–kusheri pasiv-agresiv i sanksioneve–ku i të pezulluara mbi 600 milionë euro për projekte jetike komunale, është e suspenduar nga dialogu politik i lartë me BE-në, i ka të pezulluara punët nën Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim (etj.).
Këto sanksione kanë mbetur në vend që kur janë instaluar kryetarët shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe në veri, dhe janë njoftuar të qëndrojnë deri në rikthimin e përfaqësimit politik të komunitetit loka, me zgjedhës dhe të zgjedhur.
Ursula von der Leyen, në anën tjetër, nuk foli gjë çka tha Albin Kurti në shkrimin e vet për ndjekësit e vet. Kërkoi “shtensionim” në rajonin e veriut dhe krijim të institucionev për të përfitura Kosova nga Plani i Rritjes i BE-së, ku Kosova ka mbetur jashtë tij, si pasojë e mosratifikimit të marrëveshjes në Kuvend të Kosovës.
- ‘Sanksionimi’ amerikan saktësisht me Dialogun Strategjik.
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, pati thënë para dy javësh një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim për gazetën Nacionale.
Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira.
Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.
Çka deklaroi Kurti në ShBA?
Gjatë vizitës së tijnë Shtete të Bashkuara të Amerikës duks folur para një grupi nxënësish, Kurti u lëshua në vlerësime – që gjerësisht u panë për skandaloze – se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri të vendit – dhe për rrjedhojë e kësaj kundërshtie suspenduan pa afat Dialoguh Strategjik Kosovë – ShBA.
Dhe kjo, sipas tij, duke e mbajtur të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, për ta tërhequr nga Federata Ruse. Dhe kjo – tha ai – “më falni për sinqeritetin, nuk duhet të jetë problemi im”.
“ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.
Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.