23.4 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Kurti e takon Erden Atiqin në Prishtinë, ia jep mbështetjen e Qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Ađančić, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas njoftimit, kryetari Atiq e njoftoi kryeministrin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

“Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit