29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Kurti e refuzoi takimin me të, reagon Rama: Flas nesër në Prishtinë

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të mërkurë vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë, ku nënvizoi se për t’u pajisur me diplomë këta të fundit duhet të punojnë 5 vite pas përfundimit të studimeve në spitalet shqiptare.

Gjatë deklaratës për media, Rama u pyet dhe në lidhje me refuzimin e kryeministrit Kurti për të patur një takim gjatë turit ballkanik që nis ditën e nesërme nga Prishtina.

Rama tha se sot ishte i fokusuar vetëm në vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë dhe në lidhje me vajtjen e tij në Prishtinë, do të flas nesër nga kryeqyteti i Kosovës.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes në Prishtinë do të flas kur është koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Jam këtu vetëm për studentët e mjekësisë”, tha Rama, shkruan Euronews.al.

Ndryshe kryeministri Kurti sot tha se e sheh të arsyeshme mbledhjen e përbashkët mes Qeverive e jo takim personal me Ramën

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, shtoi Kurti.

Të ngjashme

Të fundit