Vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Greqi janë të shumta edhe pse ky vend nuk e njeh Kosovën.
Aq u rritë simpatia mes Kurtit e Greqisë, sa që në verë të këtij viti kryeministri refuzoi ftesën e kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama për takim mes liderëve të Ballkanit dhe zgjodhi Greqinë për një simpozium.
Por, Greqia edhe zyrtarisht ka treguar se nuk ndryshon mendim sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, Greqia që Kurti po e viziton kaq shpesh as nuk ka reaguar për sulmin terrorist në veri.
Asnjë fjalë nga Greqia në lidhje me këtë çështje.
Greqia po ashtu po tenton të pengoj antarësimin e Shqipërisë në BE.
Javën e kaluar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës u takua me kryediplomatin grek dhe e quajti “aktor kryesor në rajon”, duke hedhur poshtë kështu rolin e Shqipërisë./Demokracia/