-0.9 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

“Kurti e Radoiçiqi nuk po i përgjigjen Prokurorisë” – Haxhiu thotë se kjo është për tu shqetësuar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe kryeterroristi serb, Milan Radoiçiqi janë dy persona që janë duke mos iu përgjigjur ftesës së Prokurorë se Kosovës.

Haxhiu tha se me mosparaqitjen siç është duke bërë Kurti është duke dashur që ta zbehë rolin dhe rëndësinë që ka Prokuroria e Shtetit.

Tutje, ai tha se Kurti është madje duke u tallur me ta.

“Ne këtë rast e kemi një kryeministër, i cili jo i thirrur si i akuzuar, por si dëshmitarë i ikë institucioneve të drejtësisë duke mos iu përgjigjur atyre, me keq edhe i tallë duke iu thënë ejani në zyrën time. Aktualisht Prokurorisë së Kosovës nuk është duke iu përgjigjur Albin Kurti dhe Radioçiqi. Këta janë dy persona që nuk janë duke iu përgjigjur prokurorisë dhe kjo është për tu shqetësuar. Faktori ndërkombëtar në kërkesën për ta dorëzuar Radoiçiqin të Prokuroria e Kosovës si kur vetë kryeministri nuk iu përgjigjët thirrjeve. Me këtë po përpiqet ta zbehë rolin dhe rëndësinë që ka prokuroria e shtetit”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit