-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Kurti e quan ” të papjekur” Gashin, reagon Abdixhiku: Ruani qetësinë kur të flet për deputetët e LDK-së

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, pasi ky i fundit sipas Kurtit po e pengonte në fjalimin e tij që po mbante në Kuvend.

Kurti thotë se është e pabesueshme papjekuria e deputetit të LDK-së.

“Deputeti Gashi, se qytetarët nuk po e shohin që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu. Nuk e dinë pse nganjëherë po marrë kohë më shumë sepse po duhet të pres që të ndaleni ju. Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj.
Andaj, mos më ndërpreni. Sa herë e doni fjalën e merrni, por mos më ndërpreni sepse qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza.
Fjalimi im, të nderuar qytetarë ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, tha Kurti.

Pas fjalimit të Kurtit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi duke i thënë që të ruajë qetësinë kur të flet me deputetët e partisë së tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit