10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kurti e quan Prekazin “kryeqytet të kryengritjes shqiptare”: Lavdi familjes Jashari

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Në këtë vizitë për 28 Nëntor, Kurti ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Jashari në çlirimin e Kosovës.

“Për çdo 28 nëntor ne kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë flamurin tonë dhe çlirimin Arbënor nga shekulli i XV, kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemajlin në Vlorë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.

Ai e ka cilësuar Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit” – shtoi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit