Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim partiak duke synuar fitoren në Komunën e Prishtinës.
Ai foli për kandidatin e VV-së, Hajrullah Çeku, që mban pozitën e ministrit në detyrë të Kulturës.
Për Kurtin këto zgjedhje lokale janë detyre historike, specifikisht e përmendi Komunën e Prishtinës.
Sipas tij transformimi është i pamundur pa suksese në zgjedhje lokale
E Hajrullah Çekun e quajti “kryetar adekuat”.
“Transformimin që duam ta bëjmë është i pamundur pa fitoret e sukeset në nivel lokal. Kështu që detyrë e jona politike e historike do thosha që pa rreshtur të punojmë ditë e natë në çdo lagje e fshat të komunës e Prishtinës që ta sjellim kryetarin adekuat e që është Hajrullah Çeku”, ka thënë Çeku. /Gazeta Express