11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti e punësoi kriminelin serb në kabinetin e Lulzim Hetemit, që në Kuvend e denoncoi për sulmet mbi KFOR-in, Policinë dhe gazetarët në veri (Video)

- Advertisement -

Nikolla Radomiroviq nuk ishte emër i panjohur për kryeministrin Albin Kurti, edhe para se ai të emërohej drejtor nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Javë më parë, kryeministri Albin Kurti e kishte përmendur emrin e Nikolla Radomiroviqit në një kontekst krejt tjetër. Kreu i qeverisë e kishte përmendur atë si kriminel që i kishte sulmuar ushtarët e KFOR-it, gazetarët dhe policinë në veri të Kosovës.

Nikolla, që është i biri i Zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, ish-pjesëtarit të Ushtrisë së Serbisë, Radojica Radomiroviq, ishte përmendur nga kryeministri Kurti gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për situatën në veri të vendit, si një nga emrat të cilët i kishin organizuar protestat dhe sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët, raporton Demokracia.

Në mesin e 30 emrave, që sipas burimeve të Demokracia.com në veri të vendit, Kurti disa prej tyre i ka rehabilituar në Komunën e Leposaviqit me marrëveshje të fshehtë, kishte përmendur atë ditë në seancë edhe emrin e Nikollës, ish-ushtarit serb që shërbeu në Rashkë.

Kjo është videoja ku Kurti e denoncon publikisht të punësuarin e tashëm nga qeverisja e tij: 

Emrin e Nikolla Radomiroviq, kryeministri Kurti e përmend në minutën 2:23.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit