14.3 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Kurti e propozoi për ministër të Kulturës, aktori Fatmir Spahiu reagon me tone humori: I bëra gati dy statusa

- Advertisement -

Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar me tone humori pasi në seancën e sotme u prezantua si ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Kurti ka dështuar sot për të formuar qeverinë e re, pasi mori veç 56 vota.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit.

Pavarsisht qe nuk u votu, e falemnderoj zotin Kurti qe tek une ka pa nje profesionist qe do ta kryente mire kete detyre. Sidomos per perzgjedhjen e nje personi qe nuk eshte anetar i ndonje partie politike!

Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet.

Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash!

Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para!

Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be.

Mandej doren ne zemer prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro 🙂

*per hire te sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qene me i gjate pak, keshtu qe me mire per lexuesin ky qe u postu se me i shkurte!

Shkojme me;

Rrnofte Kosova!

Me respekt,

Fatmir Spahiu

I propozuari per Minister, ne nje mengjes  vjeshte ne Prishtine.

Të ngjashme

Të fundit