Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski.
Ministrat e të dy qeverive, që kishin mbërritur paraprakisht, u bënë rresht për parakalimin e krerëve të shtetit.
Pas ceremonisë zyrtare, u bë edhe fotografia e përbashkët.
Tani, Kurti dhe Mickoski po e zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.
Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.
Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.
Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.