28.4 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Kurti e pëson keq në konferencë përballë gazetarëve, pyetja e “vështirë” i merr përgjigje në pak sekonda

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me liderët politikë, ka paraqitur dy propozimet e tij për të ecur përpara, e që sipas Kurtit janë lëvizje të reja nga qëndrimet e tij të deritashme.

Kurti është munduar të thotë se po tregohet zemërgjerë me propozimet e tij, meqë në asnjë vend në Evropë s’ka një parti e cila ka marrë 42 % dhe që është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.

Kurti duke menduar se s’ka rast në asnjë shtet tjetër, iu është drejtuar me pyetje gazetarëve, duke iu thënë “ma gjeni një vend në Evropë ku partia e parë është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku?”.

Një nga gazetarët i është përgjigjur pa hezitim se është Shqipëria, që është pasur me një konfirmim të Kurtit dhe me një buzëqeshje nën buzë.

“Po Shqipëria e vërtetë është”, ka thënë Kurti.

 

Të ngjashme

Të fundit