0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti e Osmani pos me Blinken, u takua edhe me çiftin Clinton dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit ku tutje theksohet që Kurti pos me Blinken, u takua edhe me çiftin Clinton dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së

“Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit